Ahmet Rrahmanaj, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
05 prill 2019
| 14:38
Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ahmet Rrahmanaj, nga fshati Bubël i komunës së Malishevës, sot ka marrë ftesë për Gjykatën Speciale, dhe do të udhëtojë për në Hagë më 13 maj.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një njoftimi për media Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Për më shumë informata, do të njoftoheni sot, ku vet personi së bashku me avokatin e tij do të prononcohet për medie”, është thënë në njoftimin e OVLUÇK-së.
/Epoka e re/