Ahmetaj: Kosova që katër vite është në terr si pasojë e keqqeverisjes së Albin Kurtit
Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka reaguar në “Facebook” në lidhje me ndërprerjet e energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova që katër vite është në terr si pasojë e keqqeverisjes së Albin Kurtit.
Ahmetaj, i cili mban numrin 109 në listën e AAK-së, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 9 shkurt ta bëjnë ndryshimin.
“Në terr me aleatët më kryesor të saj dhe në terr në të gjitha sferat e jetës. E këto tri ditë, qytetarët në vendbanime të ndryshme po përballen me mungesë të energjisë elektrike në këtë kohë të ftohtë dimri. Është koha që më 9 shkurt 2025 qytetarët ta bëjnë ndryshimin dhe ta shpëtojnë Kosovën nga këta njerëz që veç të këqija i sollën vendit për këto vite të qeverisjes. Kosova meriton një qeverisje të përgjegjshme, me njerëz të dëshmuar që në kohët kur Kosova ka pasur nevojë i kanë dalë zot”, ka shkruar Ahmetaj.