Ahmetaj: Më 9 shkurt veteranët do ta ndryshojnë qeverisjen e keqe, do t’i japin rrugë proceseve të reja
Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ishte i pranishëm në Baran të Pejës, në kremtën e Ditës së Veteranit, me shumë bashkëluftëtarë, invalidë, familje të dëshmorëve dhe veteranëve të cilët dhanë shumë për lirinë që e gëzojmë sot.
“Secili komb vlerëson dhe nderon veteranët e luftës, që janë vlera më sublime e shoqërisë. Lideri ynë dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës e përseriti edhe një herë zotimin për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta. Haradinaj ceku se programi ynë parasheh trefishimin e pensioneve, përmirsimin e kornizës ligjore për veteranët dhe invalidët, si dhe mbështetjen e plotë për rehabilitim”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se veteranët në Qeverinë Haradinaj do të kenë edhe benifite dhe privilegje tjera që janë meritore për ta.
“Më 9 shkurt veteranët do ta ndryshojnë qeverisjen e keqe, do t’i japin rrugë proceseve të reja. Urime dita e veteranit të gjithë veteranëve të luftës sonë për liri!”, ka shkruar Ahmetaj.