Ahmetaj me rininë në Pejë: Duke përkrahur rininë, e ardhmja e Kosovës do të jetë më e mirë

11 janar 2025 | 21:35

Kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 109, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në takimin me rininë në qytetin e Pejës.

Ai ka thënë se ishte kënaqësi të jetë në mesin e të rinjve, të cilët rrezatojnë vetëm frymë pozitive.

Ahmetaj ka thënë se me përkrahjen e rinisë e ardhmja e Kosovës është 100 për qind më e mirë.

“Me rininë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, me forcën që bën ndryshime, e filluam fushatën zgjedhore, ishte kënaqësi të jesh në mesin e rinisë që vetëm frymë pozitive rrezatojnë, mobilizim për ndryshime të mëdha që i duhen Kosovës. Me përkrahjen e rinisë e ardhmja e Kosovës është një qind për qind më e mirë”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”, duke shtuar se kësaj gare i ka hyrë me energji të re për Kosovën fituese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel,…