Ahmetaj merr pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së dëshmorit, Florim Sejdiu
Sot i është dhënë lamtumira e fundit nënës së dëshmorit Florim Sejdiu, Hate Jakupi-Sejdiu.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë kryetarë komunash, deputetë, zyrtarë të lartë të AAK-së dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Ramush Ahmetaj.
Ky i fundit ka shkruar në “Facebook” se familja Sejdiu i përket traditave atdhetare.
“Pusho e qetë nënë Hate Jakupi-Sejdiu, nëna që linde dëshmor e luftëtar lirie, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Ahmetaj.
Postimi i plotë i kandidatit për deputet, Ahmetaj:
Sot i dhamë lamtumirën e fundit Nënës Hate Jakupi-Sejdiu, bijë e Shishmanit të Bokës, Nënës së Dëshmorit Florim Sejdiu nga Smolica dhe të vëllajt të tij Haxhi Sejdiu luftëtari i shquar i UÇK-së. Familja e Dëshmorit Florim Sejdiu dhe e Haxhi Sejdiut janë familje me tradita atdhetare. Gjyshi i tij, Tafë Zyber Sejdiu (1900-1948), bashkë me të vëllanë, Hasanin, (1912-1947), ishin vrarë nga pushtuesit serbë. Edhe Florimi ra dëshmor në një betejë shumë të ashpër me forcat serbe në Shishmon të Bokës më 29 mars 1999 ku ranë edhe 13 dëshmor tjerë duke e paguar vetën shumëfish.
Pusho e qetë nënë Hate Jakupi-Sejdiu, nëna që linde dëshmor e luftëtar lirie, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!