Ahmetaj merr pjesë në Kuvendin e OVLUÇK-së në Pejë: Bashkë do të jemi edhe në proceset e reja të forcimit të shtetit

12 nëntor 2024 | 01:30

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në Kuvendin e pestë Zgjedhor për kryetarin e OVL-UÇK Dega në Pejë, ku u rizgjodh për herë të dytë kryetar Gazmend Syla.

Ahmetaj përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Gazmend Syla, është njëri prej bashkëluftëtarëve më të spikatur të Zonës Operative të Dukagjinit.

“Në kuvend pata rastin të bisedoj me disa delegatë të kuvendit të V-të zgjedhor të OVL-UÇK Dega në Pejë, për ditët e lavdishme të luftës çlirimtare të UÇK-së, për sakrificën sublime të luftëtarëve të rënë për liri. Zgjedhja e Gazmend Sylës kryetar i organizatës së veteranëve për Pejë më gëzoi shumë për arsye se është ndër luftëtarët meritor, i suksesshëm në luftë por edhe në ndërtimin e shtetit të lirë dhe të pavarur”, ka shkruar Ahmetaj.

Ai ka theksuar se me shumicën e pjesëmarrësve në këtë kuvend rrugtuan bashkë për çlirimin e Kosovës. “Bashkë do të jemi edhe në proceset e reja të forcimit dhe përparimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të nderuar vëllezër e motra, Dega e Bashkimit Demokratik për…