Ahmetaj: Nuk besoj se në këtë momentum BE-ja do të merret me çështjen e Kosovës
14 qershor 2024
| 11:18
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të në BE.
Ajo nuk pret që pas rezultatit të së dielës BE-ja të merret me çështjen e Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese.
Ajo ka bërë me dije se BE-ja do të merrte me çështje më të “nxehta”.
“Nuk besoj në këtë momentum siç është rezultati i zgjedhjeve në BE që shefat e shteteve anëtare do të merren me çështjen e Kosovës, duke marr parasysh që ka ndoshta tema shumë më të nxehta, siç është lufta në Ukrainë apo kriza në Lindjen e Mesme, të cilat e mbulojnë agjendën e tyre”, ka deklaruar Ahmetaj në emisionin “Edicioni Special” në “Klan Kosova”.