Ahmetaj: Numërimi i votave me kusht do të merr kohë

16 nëntor 2021 | 14:45

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretarit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është pranuar i gjithë materiali i ndjeshëm nga të gjitha komunat.

Ai ka bërë me dije numërimi i votave me kusht, i cili do të nis pas numërimit të votave me postë,  do të marrë kohë.

“Votat me kusht na merr kohë, ndoshta pas dy ditëve do të mund të fillojmë me numërimin e tyre sepse na duhet mi regjistru të gjithë votuesit e rregullt, pastaj votuesit me kusht dhe t’i bëjmë krahasimet e të gjithë votuesve të rregullt, me kusht dhe me postë në mënyrë që të kemi konfirmimin pastaj se cilët votues me kusht do të numërohet vota e tyre”, ka deklaruar Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak pas orës 12:00, delegacioni i Beogradit ka përfunduar takimin…