Ahmetaj: Përkrahje e madhe në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për numrin 137

07 shkurt 2025 | 23:58

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, Ramush Ahmetaj, ka thënë se sot në Pejë, Gjakovë dhe në Deçan u takuan me shtresën më të çmuar të shoqërisë sonë, me luftëtarët e UÇK-së, me ata që e ndryshuan epokën.

“Kjo përkrahje kaq e madhe, kaq e pa rezervë të bënë të ndihesh krenarë. Kontributi i çlirimtarëve ka qenë në të gjitha kohërat i jashtëzakonshëm, edhe sot kontributi i kësaj shtrese në përkrahje të Koalicionit ‘Për Kosovën Fituese’ 137 me Ramush Haradinaj kryeministër, është përkrahja e tyre e pa kursyer për njeriun më meritor në Kosovë. Vota juaj është forca jonë që e sjellë ndryshimin e vërtetë. Si sot, kemi qenë çdo ditë, të bashkuar për ti thënë po ndryshimit të madh, me Ramush Haradinaj kryeministër. Populli ynë e meriton një Kosovë më të mirë pa Albin Kurtin i cili i ja mori Kosovës gjithë çka pati, dhe e la në udhëkryq të izoluar dhe të rraskapitur. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpërndarja e mjeteve monetare në prag të zgjedhjeve është korrupsion.…