Ahmeti: 20 vite pasivitet nuk mund të zëvendësohen me dy ditë rezoluta e kërkesa për tribunale
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka thënë se pasivitetit i institucioneve të Kosovës për dy dekada nuk mund të zëvendësohen me dy ditë rezoluta e kërkesa për tribunale.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta ndjek shembullin e Kroacisë në këtë drejtim.
“Ka shumë njerëz që kanë punuar në mbledhjen e dëshmive. Ka shumë dëshmitarë. Krejt çka duhet me ba është ma aktivizu prokurorinë speciale dhe me i hap rastet një nga një, për të gjitha krimet. Mund ta ndjekim rastin e Kroacisë. Përndryshe, marria e djeshme veçse do të përsëritet në përmasa më të mëdha”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Krejt kjo maskaradë është rezultat i ngutisë së paparë dhe “shfaqjes” për gjoja zbardhjen e gjenocidit serb në Kosovë. 20 vite pasivitet i institucioneve nuk mund të zëvendësohen me dy ditë rezoluta e kërkesa për tribunale.
Ka shumë njerëz që kanë punuar në mbledhjen e dëshmive. Ka shumë dëshmitarë. Krejt çka duhet me ba është ma aktivizu prokurorinë speciale dhe me i hap rastet një nga një, për të gjitha krimet. Mund ta ndjekim rastin e Kroacisë.
Përndryshe, marria e djeshme veçse do të përsëritet në përmasa më të mëdha.
Urdhërdhënësit e publikimit të fotos së djeshme duhet të japin përgjegjësi morale, politike e ligjore.
Mos fajësoni të tjerët. Mos keqpërdorni kredibilitetin e njerëzve që kanë qenë të persekutuar.
Ndaleni këtë shfaqje.