Ahmeti: Agjencia Kosovare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale që dy vite është jofunksionale
Jeton Arifi nga Agjencia Kosovare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka theksuar se ky autoritet merret me mbikëqyrjen e kompanive që janë të regjistruara në Kosovë, dhe që përdorin të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës.
Ai në emisionin “Përballje”, ka thënë se për rastin e skandalit që ka shpërthyer me keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve të rrjetit sociale Facebook, kemi të bëjmë me një kompani që bazën e ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), derisa e ka vetëm një zyrë në Dublin të Irlandës.
“Ne si autoritet nuk kemi mandat ligjor për të inspektuar hetime për të vërtetuar saktësinë e shkeljeve të pretenduara nga qytetarët. Ne në baza ditore pranojmë ankesa nga qytetarët. Sa për ilustrim, dje kemi trajtuar ankesën e njëqind në kohët e fundit, e cila ishte për shkelje të pretenduar të privatësisë në Facebook”, ka shtuar Arifi.
Sipas tij, pikërisht në rastin e fundit është dashur t’ju referohen krimeve kibernetike, pasi sipas tij ka aq shume shkelje të pretenduara nga qytetarët qe bien pre e keqpërdorimit të të dhënave të tyre.
“Mos emërimi i një komisioneri në vend të pesë anëtarëve të këshillit që ka qenë model i mëparshëm është peng i kësaj procedure të miratimit të ligjit”, ka deklaruar Arifi.