Ahmeti: Ajo çka i ndodhi Syrizës, i ndodhë edhe Vetëvendosjes
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, ka bërë një krahasim mes Lëvizjes Vetëvendosje, dhe partinë greke Syriza, për shkak të agjendës së tyre të majtë.
Madje Ahmeti në Rubikon me Adriatik Kelmendin, u shpreh se fat të njëjtë me pushtetin, pritet të ketë Vetëvendosje, sikurse Syriza, njofton Klan Kosova.
”Sa kam qenë në Vetëvendosje, Syriza është parë me simpati, për shkak të agjendës së majtë, por edhe për shkak të një ekonomisti që në Vetëvendosje i lexonte shkrimet e tij me njëfar simpatie më të madhe”.
”Por, mendoj që ajo çka i ka ndodhur Syrizës, i ndodhë edhe Vetëvendosjes. S’po flas për rezultate, por nga ajo ana prej votës së njerëzve të lodhur nga klasa politike”.
”Prej atyre negociatave me Brukselin, sepse edhe Qeveria e Albin Kurtit do të ballafaqohet me negociata në Bruksel që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, të cilat kur je në qeverisje dallojnë prej opozitës”.
”Me Albin Kurtin kemi diskutuar disa herë. Atje kemi qenë ka shkuar në vitin e kaluar, në një konferencë atje”.
”Këto pjesëmarrjet që jemi përfshi, mua më kujtohet edhe Veton Surroi ka qenë i ftuar. Përfshirja e Kosoëvs në këto konferenca, diskutime”.
”Ka mësime nga të cilat mund të mësojmë, por natyrisht Kosova dallon prej Greqisë, edhe në rrethana politike, edhe në krizë financiare, edhe për nga madhësia dhe natyrisht që është një shtet anëtar i BE-së, NATO-s”.