Ahmeti: Aman, mos ndjellni urrejtje dhe ndasi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila është duke u shfrytëzuar si karantinë në këtë kohë të pandemisë.
Duke parë reagimet në lidhje me këtë rast tragjik, Ahmeti ka kërkuar nga pozita dhe opozita të mos ndjellin ndasi.
“Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi. Qëndroni familjes pranë sa më shumë. Kjo nuk është vetëvrasja e parë, por mundemi me punu me qenë e fundit në këtë pandemi. Depresioni është sëmundje me të cilin shumica prej nesh jemi ballafaqu. Prandaj edhe duhet të trajtohet e të ndihmohet çdo person që mund të shfaq simptome”.
“Le të kërkohet hetim e përgjegjësi, por me këtë vrull të sulmeve po duket thua se kemi kërkuar që diçka të shkoj keq. Po shpresoj se e kuptojnë dyja palët që lufta e pakursyer politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda. Ngushëllime familjes e shpresoj se e gjejnë forcën me përballu këtë humbje të madhe”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.