Ahmeti: Ardhja e vaksinave lajm i mirë, nuk e kuptova ceremoninë e pranimit
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, e ka mirëpritur ardhjen e 24 mijë vaksinave të AstaZeneca-s në Kosovë.
Ahmeti e ka quajtur lajm tepër të mirë.
Por, ai ka thënë se ceremonia e pritjes së vaksinave nuk e ka kuptuar.
“Tepër lajm i mirë arritja e 24 mijë vaksinave apo dozave të Astra Zeneca. Kjo vaksinë është klasike dhe afati në mes të dy dozave është 3 muaj. Së paku punëtorët shëndetësor ti mbrojmë. Por nuk e kuptova “ceremoninë” e pranimit të vaksinave!”, ka shkruar Ahmeti në “Twetter”.
Tepër lajm i mirë arritja e 24 mijë vaksinave apo dozave të Astra Zeneca. Kjo vaksinë është klasike dhe afati në mes të dy dozave është 3 muaj. Së paku punëtorët shëndetësor ti mbrojmë. Por nuk e kuptova “ceremoninë” e pranimit të vaksinave!
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 28, 2021