Ahmeti: As armikut më të madh sot nuk do t’ia dëshiroja postin e kryeministrit

22 prill 2020 | 12:41

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në lidhje me situatën politikë në vend, duke thënë se tani në këtë situatë pandemie Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale dhe për një konsensus të përgjithshëm.

I pari i Prishtinës, ka thënë se situata në vend kërkon të veprohet shpejtë, e të largohen kryneçësit dhe inatet politike. Ai ka thënë se koha se kush është më popullor e kush jo, tashmë ka perënduar.

“Neve na duhet vendimmarrje funksionale, që është e shpejtë, vendimmarrje që nuk është e bllokuar, nuk po them çfarëdo vendimmarrje. Mirëpo ju e keni parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, kemi polarizim edhe më të madh të dy partive politike, por kur janë takuar për situatën ekonomike, një javë kanë negociuar dhe asnjë votë kundër në Senat për të miratuar pakon 2-3 trilionë dollarësh. Të ne nuk po lejohet që qeverisë që është rrëzuar t’i dërgohen ligje. Nuk mund t’i lëvizim fondet, në anën tjetër opozita paraqet programin e vet, gjithë ditën e gjithë natën ka gjuajte të njërës anë në tjetër, jo ju s’po dëgjoni, jo ju s’po dëgjoni. Nuk e meritojnë qytetarët këtë. Nevojitet një kompromis dhe vendimmarrje kolektive, për ta bërë pakon ekonomike dhe për të reaguar”, ka thënë Ahmeti për “Indekonline”.

Në tërë këtë situatë, Ahmeti ka theksuar se vetëm në “lëkurën” e një personi nuk do të donte të ishte tani, në atë të kryeministrit.

“Pas gjithë kësaj situate shohim partitë, të luftojnë për pushtet. As armikut më të madh nuk do të ia dëshirojë kryeministrin sot. Punë të vështirë se sa kryeministër në këto ditë nuk do të ketë. Kushdo që ka menduar të rritet e të marrë vota, e me u popullarizuar, duhet ta kuptojë se do të jetë periudhë tepër e vështirë, periudhë që nuk mundet ta përballoj asnjë politik. Pra kemi nevojë që  për qeveri që sakrifikohet që do të thotë fundi i karrierës politike, sepse nuk do të mund tu përgjigjemi kërkesave dhe kjo do të kushtojë më pas me mospopullaritet. Ka kaluar koha, të mendojmë për vetën a po shpëtojmë politikisht, është koha ta shpëtojmë shtetin”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari i njohur, Labinot…