Ahmeti bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë
06 mars 2018
| 13:41
Një delegacion i Komunës së Prishtinës, i udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti, së bashku me organizatat e Veteranëve, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, kanë bërë të martën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe tek shtatorja e dëshmorit të kombit, Zahir Pajaziti.
Ahmeti ka thënë se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 5, 6 dhe 7 Marsi, na a përkujton të gjithëve obligimin dhe përgjegjësinë që kemi karshi shtetit dhe kombit tonë, në punën tonë të përditshme.