Ahmeti bën thirrje për pezullimin e tubimeve publike, shkak koronavirusi
10 mars 2020
| 14:36
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, serish ka bërë thirrje që të ndërmerren masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit në Kosovë.
Në funksion të kësaj, Ahmeti ka kërkuar që të bëhet pezullimi i tubimeve publike.
“Është koha e fundit ti ndërmarrim masat parandaluese si pezullimi i tubimeve publike”- ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Twitter”.