Ahmeti bën thirrje që të merren masa të shpejta për t’u mbrojtur nga koronavirusi
09 mars 2020
| 10:43
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas dy rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë masa të shpejta ndaj këtij virusi.
“Edhe njëherë – marrë parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa t’i marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panikë, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/