Ahmeti: Besoj se institucionet e kanë kuptuar rëndësinë e punës së zjarrfikësve

10 gusht 2021 | 14:13

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, ka komentuar ndihmën që FSK-ja dhe zjarrfikësit e Kosovës i kanë dhënë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zjarrfikësit e Kosovës treguan edhe njëherë që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion human.

Ai ka deklaruar se beson që institucionet e Kosovës e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e punës që bëjnë zjarrfikësit. “Besoj dhe shpresoj që institucionet e Kosovës, e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e punës që bëjnë zjarrfikësit, dhe me urgjencë do të fillojnë investimet e duhura në këtë sektor të sigurisë të lënë totalisht pas dore. Si pikënisje do të ishte përmirësimi i kushteve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.

 

Postimi i plotë i Ahmetit:

 

Shqetësuese ishin pamjet e zjarreve të djeshme në zonën e Kalimashit, në Shqipëri.

Përtej simbolikës, institucionet emergjente të Kosovës, si gjithmonë menjëherë i dolën në ndihmë Shtetit Shqiptar.

Ndihmë profesionale dhanë 33 zjarrfikës me 10 automjete për luftimin e zjarreve malore, si dhe një kontigjent i FSK-së për shuarjen e zjarreve.

Zjarrfikësit e Kosovës treguan edhe njëherë që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësisht human, dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve, jo vetëm në Kosovë, por aty ku ka nevojë dhe aty ku ju kërkohet.

Besoj dhe shpresoj që institucionet e Kosovës, e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e punës që bëjnë zjarrfikësit, dhe me urgjencë do të fillojnë investimet e duhura në këtë sektor të sigurisë të lënë totalisht pas dore. Si pikënisje do të ishte përmirësimi i kushteve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dalë me një mesazh…