Ahmeti: Çdo qytetar i Kosovës do të ketë sigurim publik shëndetësor

30 shtator 2019 | 13:28

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Shpend Ahmeti, ka thënë se janë të përkushtuar 100% që çdo qytetar i Kosovës të ketë sigurim publik shëndetësor.

Ai ka thënë se vota për këtë koalicion do të thotë votë për shëndetësi publike cilësore.

“Të përkushtuar 100% që çdo qytetar i Kosovës të ketë sigurim publik shëndetësor.

Për shëndetësi publike cilësore, voto #119”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho vazhdon të jetë i paangazhuar që prej…