Ahmeti: Çerdhet private nuk janë kompetencë e Komunës

03 gusht 2020 | 17:54

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas protestës së Asociacionit të institucioneve parashkollore private, i cili akuzoi Komunën se nuk po i lejon të punojnë çerdhet.

Udhëheqës të këtij Asociacioni thanë sot se nuk e dinë pse veprimtaria e tyre ka kaluar në kompetencë të Komunës, mirëpo i pari i Prishtinës, tha se kjo nuk është e vërtetë.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se çerdhet private nuk licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapën e mbyllën nga komunat.

Ahmeti thotë se është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit funksionimi apo mosfunksionimi i tyre. “Çerdhet private nuk licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat, meqenëse kjo kompetencë është mbajt në Ministri të Arsimit. Pra një çerdhe private kur hapet, regjistrohet si biznes në ARBK – nivel qendror, aplikon për licencë në Ministri të Arsimit dhe gjatë funksionimit nuk i raporton Komunës. Si të tilla, ato nuk mund të mbyllen nga Komuna. Në qoftë se Ministria vlerëson se janë jashtë standardeve, ato mbyllen nga Inspektorati i Ministrisë. Në qoftë se ndalohen për shkak të pandemisë ato vendime sikurse edhe çdo vendim tjetër merret nga Ministria e Shëndetësisë, pas rekomandimit nga IKSHPK-ja”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas…