Ahmeti: Çfarë kuptimi ka mbyllja e kufijve kur në Ballkan fshihen shifrat e të infektuarve?
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth situatës pandemike në Ballkan dhe rritjes enorme të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19.
Sipas tij, Ballkani gjendet në kulmin e pandemisë dhe është shprehur kritik ndaj vendimeve të disa shteteve për mbyllje të kufijve.
Madje, Ahmeti ka thënë se ka shtete në Ballkan të cilat edhe po i fshehin shifrat e personave të infektuar për shkak të turizmit.
“Shtetet e Ballkanit janë në kulmin e epidemisë. Disa mund të fshehin numra për shkak të turizmit. Por përafërsisht të gjithë në shportën e njëjtë. Çfarë kuptimi ka mbyllja e kufijve apo ndalesat më të mëdha se brenda shtetit ende nuk e kuptoj!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Twitter”. /Epoka e re/
Shtetet e Ballkanit janë ne kulmin e epidemisë. Disa mund të fshehin numra për shkak të turizmit. Por përafërsisht të gjithë në shporten e njejtë. Çfarë kuptimi kanë mbyllja e kufijve apo ndalesat më të mëdhaja se brenda shtetit ende nuk e kuptoj!
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) July 28, 2020