
Ahmeti: Deputetët që mbrojtën Kosovën duhet të lirohen nga aktakuzat
29 dhjetor 2017
| 13:42
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi të deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Ai ka thënë që deputetët që kanë mbrojtur Republikën e Kosovës duhet të lirohen nga aktakuzat.
“Albini e Donika janë mbajtur maksimalisht në paraburgim, dhe ky vendim është shumë i vonuar. Proceset gjyqësore ndaj aktivistëve nuk po ndalen. Mirëpo në duhet të këmbëngulim! Padrejtësitë duhet të ndalen. Deputetët që mbrojtën Republikën duhet të lirohen nga aktakuzat. Adea, Frashëri, Atdheu e Egzoni duhet të lirohen nga dënimet pa kurrfarë faktesh”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.