Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë mbajnë konferencë për media
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi do të dalin sot në konferencë për media.
Ahmeti e Gashi do të prezantojnë gjetjet nga hulumtimet e realizuar në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.
Sipas komunikatës për media nga Komuna e Prishtinës, hulumtimet janë bërë në vazhdën e përpjekjeve për të menaxhuar dhe për t’iu përgjigjur nevojave të dala si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia me Covid-19.
Konferenca do të mbahet në ora 12:00.
“Komuna e Prishtinës ju fton të merrni pjesë në konferencën e organizuar, nesër me datë 2 korrik 2021, nga ora 12:00, në sallën e konferencave në Komunë. Në këtë konferencë do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë z. Bujar Gashi, të cilët do të prezantojnë gjetjet kryesore nga dy hulumtimet e realizuara në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.
Hulumtimi i parë është i ndarë në dy pjesë dhe ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek punonjësit shëndetësor dhe punëtorët e Komunës së Prishtinës. Ndërkaq hulumtimi i dytë ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek qytetarët e Prishtinës.
Që të dy hulumtimet janë realizuar nga Komuna e Prishtinës, në vazhdën e përpjekjeve për të menaxhuar dhe për të ju përgjigjur nevojave të dala si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia me sëmundjen COVID-19. Për të kuptuar më shumë rreth gjetjeve të këtyre dy hulumtimeve, ju ftojmë ta ndiqni konferencën nesër”, thuhet në komunikatë.