Ahmeti dhe Matoshi inspektojnë punimet në rregullimin e shtratit të lumit Sitnica
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me ministrin i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë vizituar punimet që janë duke u bërë në rregullimin e shtratit të lumit Sitnica dhe ndërtimin e shtratit të lumit Janjevë.
Po ashtu, Ahmeti dhe Matoshi kanë bërë përurimin e fillimit të punimeve për projektin “Pastrimi i shtratit të lumit Sllovi-Lipjan”.
I pari i Lipjanit ka thënë se investimet e tilla janë shumë të mirëseardhura.
“Këto investime i mirëpret komuna e Lipjanit dhe do të qëndrojmë mbrapa çdo pengese eventuale të cilat mund të hasen gjatë implementimit të këtyre projekteve”, ka thënë kryetari Ahmeti.
Ahmeti dhe Matoshi u dakorduan që së bashku të bëjnë inspektimin e punimeve deri në finalizimin e tyre.
/Epoka e re/