Ahmeti dhe Rama: Politikanët modern ndërtojnë ura lidhëse për paqe dhe stabilitet

02 korrik 2021 | 12:41

Në ditën e dytë të “Forumit të Prespës për Dialog”, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka realizuar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Fillimisht, Ahmeti e ka uruar Ramën për mandatin e tretë qeverisës, ku më tutje ata kanë biseduar për sfidat të cilat i presin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Në takim është theksuar se politikanët nacionalistë dhe konservatorë në situata të tilla vetëm ndërtojnë mure dhe nuk ndryshojnë asgjë thelbësore. Si politikan të moderuar, në vend të mureve duhet ndërtuar lidhëse për paqe dhe stabilitet”, ka njoftuar BDI-ja.

Njoftimi i plotë i BDI-së:

Në ditën e dytë të “Forumit të Prespës për Dialog”, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Me këtë rast, Ahmeti e ka uruar Ramën për mandatin e tretë, ndërkohë qenë takim është biseduar mbi sfidat të cilat i presin vendet tona, por edhe rajonin në rrugën drejtë integrimit evropian, të cilat duhet të tejkalohen.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ishte një precedent në historinë politike dhe për zgjidhjen e saj ishte e nevojshme të gjendej një inovacion që do të ishte shembull në historinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilën e arritëm në një moment kur të gjithë thonin se është e pamundur, dhe sot jemi duke parë rezultatet pozitive të kësaj marrëveshje, ka theksuar më tej Ahmeti.

Kontesti me Bullgarinë gjithashtu ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Ramës, duke ju referuar vizitave të fundit që janë realizuar në Sofje me qëllim të tejkalimit të pengesave që i ka vendosur pala bullgare.Në kohëra të kthesave të mëdha globale, jemi bërë ofrues të zgjidhjeve dhe paqes në gjithë rajonin duke sjellë shpresë. Udhëheqësit nuk duandhe nuk duhet të lënë pas vendin, është vlerësuar mes tjerave në takiminmes Ahmetit dhe Ramës.

Më tej, është konstatuar se dielli për shqiptarët dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor lind kah perëndimi dhe pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do jenë pjesë e familjes së madhe evropiane pasi paqja, stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira me vendet fqinjë janë në nivel të duhur.

Në takim është theksuar se politikanët nacionalistë dhe konservatorë në situata të tilla vetëm ndërtojnë mure dhe nuk ndryshojnë asgjë thelbësore. Si politikan të moderuar, në vend të mureve duhet ndërtuar lidhëse për paqe dhe stabilitet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sot me Spanjën në…