Ahmeti: Do të ishte mirë që në zgjedhjet presidenciale të kemi një kandidat të përbashkët

09 shkurt 2019 | 20:00

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do t’i ftojë organet partiake për të vendosur nëse do të garojnë me kandidat të tyrin ose do të shkojnë me kandidat të përbashkët me LSDM.

I pyetur nga ‘ALSAT’ se si e komenton ftesën e kryeministrit Zoran Zaev për bashkim forcash me të gjithë partitë tjera, për kandidat të përbashkët, Ahmeti ka theksuar se do t’i ftojë organet partiake të shqyrtojnë këtë çështje dhe do të marrin vendimin partiak.

“Dhe në të mirë të vendit do të ishte që të kishim një kandidat të përbashkët dhe të bisedohet me të gjitha subjektet politike në vend që ky konsensus të arrihet”, ka pohuar Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Albin Kurti Më 2 shkurt 2007 u bë publike…