Ahmeti e Abrashi japin dorëheqje nga Kuvendi Komunal i Prishtinës
13 dhjetor 2017
| 10:24
Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi kanë dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Sipas vendimit të publikuar të KQZ-së, Ahmeti në asamble do të zëvendësohet nga kandidati i kësaj i Vetëvendosjes, Mirsad Vitia, ndërsa Arban Abrashin do ta zëvendësoj Mustafa Krasniqi nga LDK-ja. Abrashi është zgjedhur edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, përderisa Shpend Ahmeti ka fituar edhe një mandat në krye të Prishtinës.