Ahmeti: E kam përkrahur Haradinajn për të vënë taksën, e ndaj përgjegjësinë për ta hequr
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka jep sinjale se mund të hiqet taksa ndaj mallrave serbe.
Ahmeti ka thënë se para vendimit për taksën i ka telefonuar kryeministri, Ramush Haradinaj, që siç thotë ai, i ka kërkuar mbështetje, për të cilën Ahmeti thotë se ka papranuar ta përkrahë.
Ai po ashtu thotë se edhe sot mendon që taksa është pak karshi politikave të Serbisë, përcjell lajmi.net.
Ky është postimi i plotë:
Para vendimit për taksen më ka telefonuar kryeministri Ramush Haradinaj. Më ka tregu që don me e vendos taksën dhe më ka thënë që kjo e largon Listën Serbe. Pyetja ishte “në qoftë se largohet lista serbe, a më mbështet në taksë që mos me ra qeveria”. I kemi thënë po!
Edhe sot mendoj që taksa është pak karshi politikave të Serbisë! dashakëqinjtë e shtrembërojnë deklaraten time! Unë i kam thënë kryeministrit, për taksen jemi bashkë! Në qoftë se vendosim bashkë me e mbajt, e ndajmë presionin! Në qoftë se vendosim bashkë me e pezullu përkohësisht për ti dhënë rast dialogut, e ndajmë kritikën publike bashkë!
Kur ishte në pyetje me e marr kreditin për taksë, nuk i nxinte kamera. Kur erdhi presioni amerikan, nuk i nxen dera. Ne jemi këtu edhe në të mirë, edhe në të keq.
Interesat shtetëror nuk janë pronë e askujt, janë përgjegjësi e përbashkët. Përfituesit ditor mundohen me rrejt e shpif. Interesi i shtetit mbetet synim i përhershëm që mbijeton!