Ahmeti e Veliaj zotohen për vazhdimin e bashkëpunimit
13 janar 2018
| 11:22
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është takuar me homologun e tij nga Tirana, Erion Veliaj.
Sipas njoftimit që ka bërë Ahemti në profilin e vet në “Facebook” në këtë takim u zotua për bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve.
“Bashkë me nënkryetarin e Komunës, drejtorët dhe kabinetin, vizituam Kryetarin e Bashkisë e Tiranës z. Erion Veliaj. Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, ka shkruar Ahmeti.