Ahmeti e Zaevi pajtohen për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për president
27 shkurt 2019
| 19:19
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë me dije se ka takuar sot kryetarin e LSDM-së, njëherësh kryeministër i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, me të cilin kanë biseduar për kandidatin për president.
Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se janë pajtuar për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ahmeti.