Ahmeti: Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri në orën 17:00

11 prill 2020 | 22:16

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri në orën 17:00.

“Për shkak të numrit të testeve pozitive sot, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim me e fut Prishtinën në karantinë.  Pas pak do të kemi edhe më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë.  Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB. Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri ne ora 17:00 për ata që kanë nevojë të dalin”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dje vendosi përmes një pako…