Ahmeti me ekip pastron bodrumet që u vërshuan nga kanalizimet
20 janar 2018
| 13:59
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka njoftuar se bashkë me ekipet emergjente, kanë sanuar një problem të kanalizimit në qendër të Prishtinës.
Ai ka treguar se vjetërsia e disa gypave, gjithashtu ka shkaktuar vërshime të kanalizimit në bodrume të banorëve.
“Sot me ekipet emergjente po sanojmë një problem të kanalizimit në qendër prapa ProCreditit dhe Aurorës. Gypet e vjetra, dendësia e shtuar e qytetarëve dhe bizneseve ka shkaktuar vërshime të kanalizimit në bodrumet e banorëve”, ka shkruar Ahmeti.