Ahmeti: Evropa s’mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

15 qershor 2023 | 16:26

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë të enjten se Evropa nuk mund të ketë qetësi përderisa nuk zgjidhet problemi që ekziston në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ahmeti në Forumin e Prespës për Dialog, i cili është duke u mbajtur në Strugë, ka theksuar se “rajonit të Ballkanit Perëndimor i duhet edhe pajtimi”, dhe për këtë dha shembullin e dy shteteve evropiane që kanë qenë në luftë, dhe të cilat tani kanë raporte të mira me njëra tjetrën.

“Në këtë drejtim Franca dhe Gjermania mund të na ndihmojnë më shumë, siç është problemi Kosovë-Serbi”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje, Ahmeti ka përsëritur disa herë që “me hasmëri shekullore nuk jetohet”, duke shtuar se “një problem që ekziston duhet zgjidhur”.

“Jam i vetëdijshëm që për të zgjedhur probleme kaq të vështira duhet vullnet i dyanshëm, por mendoj që edhe inkurajimi dhe përkrahja është vendimtare, përkundër vullnetit që mund të shprehet nga palët”.

“Por ama edhe Evropa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi”, ka thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për kidnapimin e…