![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/ahmeti.jpg)
Ahmeti: Falë Ballkanit sivjet garat evropiane kanë shije tjetër
06 shtator 2022
| 12:00
Ish-futbollisti i njohur Bashkim Ahmeti e ka lavdëruar skuadrën e Ballkanit për sukseset e mëdha që i arriti në arenën ndërkombëtare.
Ai ka thënë se sivjet garat janë më të veçanta për sportdashësit e Kosovës me faktin se pjesë e tyre është edhe Ballkani.
“Ky viti kalendarik i konkurseve të garave evropiane ka një shije tjetër për ne, falë investitorit CIMA dhe klubit nga Suhareka, Ballkani. Ky klub na ka bërë që përveç skuadrave evropiane që i mbështesim, ta kemi edhe ne një skuadër tonë në garat evropiane, përkatësisht në Ligën Konferencës. Suksese #FCBALLKANI në garat evropiane!!!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.
Ahmeti gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur për Hysin, Prishtinën dhe Dritën.