Ahmeti falënderon eurodeputetët socialdemokratë për mbështetjen për vizat
18 shtator 2018
| 17:18
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka falënderuar Grupin Parlamentar Socialdemokrat (S&D) në Parlamentin Evropian dhe raportuesen e Parlamentit Evropian për vizat për Kosovën, Tanja Fajon për mbështetjen e tyre në dobi të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Duke e shprehur nevojën e liberalizimit të vizave para zgjedhjeve evropiane, Ahmeti ka nënvizuar se çmimin e izolimit nuk duhet ta paguajnë tutje qytetarët e Republikës për shkak të politikanëve të korruptuar.
/Epoka e re/