Ahmeti falënderon USAID-in për mbështetjen e projekteve të ndryshme
13 nëntor 2019
| 15:44
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim administratorin e USAID-it, Mark Green.
Ahmeti ka falënderuar Greenin për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) përmes projekteve të USAID-it dhe MCC-së për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Në takim është diskutuar edhe qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi me USAID-in në projektin TEAM-Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, përmes së cilës është duke u synuar përmirësimi i vazhdueshëm në prokurimin publik dhe menaxhimin e fondeve dhe shpenzimeve publike.
/Epoka e re/