Ahmeti: Fehmi e Xhevë Lladrovci, figura të mëdha kombëtare
20 shtator 2018
| 13:48
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci janë figura të mëdha kombëtare.
Ai në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit në Drenas, ka thënë se këta dy heronj e pajisen me armë Drenicën dhe Kosovën.
“Duart e Fehmi e Xhevë Lladrovcit pajisen me armë njësitet këtu në Drenicë dhe gjithandej Kosovës”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci nuk kanë lënë pasardhës, por sipas tij pasardhësit e tyre ishin të gjithë fëmijët e Kosovës.
/Epoka e re/