Ahmeti flet për gjendjen e rrugëve në kryeqytet pas reshjeve të borës
09 janar 2019
| 13:06
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kompanitë e kontaktuara nga kjo komunë janë duke punuar me kapacitete të plota për pastrimin e rrugëve nga bora.
Ai ka thënë se prioritet i tyre mbeten rrugët kryesore të kryeqytetit dhe vendbanimet e bllokuara.
“Të gjitha kompanitë e kontraktuara kanë qenë tërë natën në terren dhe vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota. Reshjet pritet të vazhdojnë, prandaj lusim për qarkullim te kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë. Me prioritet janë arteriet kryesore dhe vendbanimet e bllokuara. Për çdo emergjencë lajmërohuni në Qendrën e Thirrjeve 038 245 666 dhe 038 245 777”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/