Ahmeti: Gjenerata e vitit 1981 nuk e humbi kontinuitetin deri në organizimin e luftës çlirimtare
Në përkujdesje të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të enjten, në Shkup, u organizua konferencë me rastin e shënimit të 40-vjetorit tëdemonstratave studentore në Prishtinë, të cilat dhe sollën lirinë për popullin shqiptar të Republikës së Kosovës.
Kryetari i BDI-së ka thënë se sot është një ditë e veçantë pasi që në këtë përvjetor pranë tij të pranishëm ka dhe shumë bashkëveprimtarë dhe pjesëmarrës të ngjarjeve të vitit 1981 si Fadil Bajrami, Tahir Hani dhe Sadulla Duraki, e shumë të tjerë.
Ahmeti para të pranishmëve gjithashtu ka thënë se gjenerata e vitit 1981 është gjeneratë më me fat pasi që kur nuk e humbi kontinuitetin deri në organizimin e luftës çlirimtare.
Siç u shpreh kryetari Ahmeti, pas krijimit të Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës, u bë një luftë e pastër, me ndihmën e aleatëve, me ndihmën e SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, me ç’rast u arrit të çlirohet Kosova.
“Më pas arritëm që Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe UÇPMB-në ta organizojmëmirë dhe ia dolëm mbanë që në fushën kombëtare dhe atë ndërkombëtare ta legjitimojmë UÇK-në, por dhe të pranohet marrëveshja ndërkombëtare përndryshim rrënjësor të statusit politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me marrëveshjen paqësore të Ohrit”, ka thënë Ahmeti.