Ahmeti godet Mickoskin: Nuk shkova në Hagë sepse lufta ime ishte e drejtë (video)

03 shkurt 2023 | 13:41

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është thumbuar sërish me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, për luftën e viti 2001 në Maqedoni. Derisa Ahmeti, ka thënë se Mickoski ka nxjerrë vetëm një foto me kallash në “Facebook” nga lufta e vitit 2001.

Ai ka thënë se kryetari i VMRO-DPMNE-së përveç asaj fotoje nuk ka gjë tjetër, ndërsa për vetë ka thënë se ka një marrëveshje të firmosur nga NATO-ja, ShBA-ja dhe BE-ja. “Del Mickoski dhe thotë Ali Ahmeti ka humb luftën. Po çfarë lufte ka humbur Ali Ahmeti? Me marrëveshje ndërkombëtare të garantuar, të nënshkruar nga NATO, Amerika dhe Evropa”, ka thënë Ahmeti në një tubim në Zhelinë të Tetovës.

Më tutje, ai ka thënë se lufta e tij ishte e drejtë. “Dhe unë nuk shkova në Hagë, sepse lufta ime ishte e drejtë. Dhe po më del me kallash po më përgjigjet mua. Pse i thash unë, me që e ka marrë si ofenduese se unë nuk i thash televizor po ‘televizi’ si pleqtë e plakat që i thonë, e ka parë luftën. Po vërtetë ashtu e ka parë, se veç një fotografi e nxori me kallash, tjetër nuk ka. Po unë kam marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar”, ka thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën dhe të dielën fillon stinori pranveror në Superligën…