Ahmeti: I ka humbur shkëlqimi fitores së LV-së, ajo s’i beson askujt
Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret që javën tjetër të ketë sërish rritje të çmimeve në vendin tonë.
Deklaratat Ahmeti i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Realisht unë pres që javën tjetër të ketë edhe më tutje rritje të çmimeve. Kjo nuk është me bo panikë, as me shku me u thënë qytetarëve: “shkoni e blini më shumë”, por prej fillimit të luftës në Ukrainë, diku në tre javët e para ngritja e çmimit të grurit ka qenë 21 për qind, ngritja e plehrave artificial është 40 për qind, duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e plehrave janë bllokuar në Bjellorusi dhe Rusi sepse Bjellorusia është prodhuesi më i madh i plehrave, në anën tjetër Ukraina nuk dihet, Kina ka pasur vërshime dhe ka blerë një sasi shumë më të madhe që e ka prodhuar vetë prej jashtë dhe thjesht sot kemi, shkurtesë të ushqimit dhe kjo do të shkaktojë rritjen, ne po folim për naftën por këto shkojnë tu u rrit”, tha Ahmeti.
“Ne mundemi me i pas vitin tjetër 2 miliardë euro buxhet, por realisht ke më pak pare dhe këto s’po diskutohen”, theksoi ai.
“Për çka mundet me u mbajt përgjegjëse qeveria është se si ka reaguar përballë kësaj situate. S’ka reagim (nga qeveria)”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se LV-ja nuk i beson askujt, dhe ky vazhdon të jetë problemi i saj më i madh.
“I ka humb edhe shkëlqimi kësaj fitores së VV-së pak pas një viti. Është e pritshme, e natyrshme sepse pritjet janë të mëdha”, tha Ahmeti.
“Problemi i VV-së është se nuk i beson askujt dhe vështirë është që VV-ja me ofru dikë. Pra kur t’i thotë Albini Ramushit, Avdullah Hotit e Lumirit: “hajdeni të ulemi” ata krejt kanë me i thënë : “po le se ne pesë vjet të kemi lutur ty kur ke qenë në opozitë e s’e ki bo këtë punë”. Jemi në një situatë, ku thjesht kërkohet që krejt kokat të jenë bashkë”, shtoi ai.