Ahmeti i përgjigjet Sali Zybës: Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës
09 tetor 2019
| 23:22
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është përgjigjur ish-deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba, i cili të martën kërcënoi Ahmetin me rrëzim nga posti i kryetarit të kryeqytetit dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.
“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.