Ahmeti: Integrimi i Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së po ecën sigurt
13 gusht 2018
| 14:31
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se rruga e Maqedonisë drejt integrimit në NATO dhe Bashkimit Evropian (BE) është duke u realizuar sigurt.
“Rruga jonë e përbashkët, ideali jonë për barazi dhe integrim po shkon me hapa të sigurt drejt realizimit të plotë. Jo gjithmonë ishte lehtë, por, bashkë me miqtë tanë ndërkombëtar dhe forcat progresive në vend, ia dolëm. Le t’i ecim edhe hapat e fundit të maratonës drejt barazisë, NATO-s dhe BE-së, bashkë!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në fotografitë e postuar në “Facebook” nga Ahmeti shihet edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
/Epoka e re/