Ahmeti: Jam në pritje të përgjigjes nga LV-ja për bashkëqeverisje në Prishtinë
08 qershor 2018
| 10:18
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur sot për ofertën finale që ia ka dorëzuar ish-subjektit të tij politik Vetëvendosjes, për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Ahmeti në emisionin “Zyra e ankesave” në RTV Dukagjini tha se është ende në pritje të një përgjigjeje nga ky subjekt, të cilën ende se ka marrë.
“Jam i interesuar që të kemi koalicion me LV-në dhe ende nuk kemi marr përgjigje. Karshi numrit të asamblistëve që kanë, unë i kam ofruar më shumë drejtori në komunë”, ka thënë Ahmeti.