Ahmeti: Javën e ardhshme do bëhet përzgjedhja e projektit për Sallën Koncertale

12 mars 2021 | 14:57

Komuna e Prishtinës ka bërë prezantimin e projekteve ideore për Sallën Koncertale që pritet të ndërtohet deri në vitin 2023.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, ka thënë se beson që javën e ardhshme do të bëhet përzgjedhja e projektit në fjalë.

“Ne duhet ta instalojmë kulturën e konkurseve nëpër çdo institucion. Duke u bazuar në komision profesional që kemi, ju garantoj se përzgjedhja do të jetë më e mira”.

“Unë kam pritur numër më të madh të propozimeve, por me të vërtetë jam i kënaqur me këto projekte ideore”.

“Besoj se javën e ardhshme do të bëhet përzgjedhja dhe pastaj do të mund të tregojmë se kush e ka fituar”, ka thënë Ahmeti, duke dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë projekt.

“Gati se secila prej tyre kanë bashkëpunuar me firma apo zyra të jashtme dhe kjo e katërta ka ardhur prej Zvicrës”.

“Prishtina mundet për dy vjet ta përfundojë këtë sallë dhe të jetë e gatshme për përdorim”, është shprehur Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi ekzekutiv i bankës “Deutsche Bank”, Christian Sewing, u pagua…