Ahmeti jep lajmin për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë
16 prill 2018
| 16:30
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko-Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor të Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime.
“Falënderoj Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe drejtorin Genc Bashota si edhe ‘Deloitte’ që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor. Në dy javët në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën”, ka shkuar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.