Ahmeti: Ju që po dilni pa nevojë po rrezikoni tjerët që nuk po dalin

29 mars 2020 | 16:54

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përsëritur apelin e tij për të qëndruar në shtëpi.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka thënë se as qeveria e as komuna nuk mund ta mbrojë askënd nga vetvetja.

Postimi i plotë i tij:

E diele! Një xhiro në qytet dhe shoh se janë shumë qytetarë vetë, me familje, pa mbrojtje.
Askush e as qeveria e as komuna nuk mund ta mbrojë askënd nga vetvetja. Por ju që po dilni pa nevojë po rrezikoni tjerët që nuk po dalin dhe kanë zgjedhur që të mbrohen.
Të gjithë mjekët e botës po tregojnë rrezikun. Nuk mundemi të bëhemi me mjekë se mjekët e më ekspertë se ekspertët.
Këto veprime kanë pasoja në jetën e njerëzve.
#rrNshpi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Al Sadd, Xavi Hernandez, thotë se tani ndihet…