Ahmeti: Ka kohë edhe për qeverinë edhe për opozitën
03 shkurt 2020
| 11:10
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar për seancën e sotme të Kuvendit, ntë të cilën do të votohet qeveria e re.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pa marrë parasysh se a pajtohet me këtë qeveri apo jo, çfarëdo koalicioni tjetër edhe pse ligjor, do të ishte shtrembërim pervers i vullnetit të qytetarëve që votuan më 6 tetor.
“Pa marrë parasysh se a pajtohemi me këtë qeveri apo jo, çfarëdo koalicioni tjetër edhe pse ligjor, do të ishte shtrembërim pervers i vullnetit të qytetarëve, në një demokraci të brishtë. Tani vijnë punët e vështira, e monitorimi. Ka kohë edhe për qeverinë edhe për opozitën”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/