Ahmeti: Kërkesat e zjarrfikësve shpëtues janë të drejta, të arsyeshme dhe parimore
13 korrik 2018
| 11:48
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në “Facebook” ka reaguar për protestën e fundit të zjarrfikësve shpëtues të Kosovës.
Postimi i plotë ti tij:
Zjarrfikësit shpëtues, krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësisht human.
Kërkesat e zjarrfikësve shpëtues janë të drejta, të arsyeshme dhe parimore.
Qeveria do të duhej të reflektojë mbi kërkesat e tyre.
Është koha e fundit që institucionet e Kosovës t’i trajtojnë me dinjitet shpëtimtarët, ashtu siç edhe e meritojnë e jo të konsiderohen si kategori e punëtoreve që kërkojnë lëmoshë nga institucionet për punwn e tyre të dinjitetshme që e bëjnë.